LAJMI I FUNDIT:

Të torturuar deri në vdekje: Zbulohen vrasjet masive në Mianmar, dëshmitarët dhe të mbijetuarit sjellin rrëfimet e tyre

Të torturuar deri në vdekje: Zbulohen vrasjet masive në Mianmar, dëshmitarët dhe të mbijetuarit sjellin rrëfimet e tyre

Ushtria e Mianmarit kreu një seri vrasjesh masive të civilëve në korrik që rezultuan në vdekjen e të paktën 40 burrave, sipas një hetimi të BBC.

Siç shkruan mediumi në fjalë, përcjell Telegrafi, dëshmitarët okularë dhe të mbijetuarit thanë se ushtarët, disa të rinj deri në 17 vjeç, mblodhën fshatarët përpara se t’i ndanin burrat dhe t’i vrisnin.


Pamjet video dhe imazhet nga incidentet duket se tregojnë se shumica e të vrarëve u torturuan fillimisht dhe u varrosën në varre të cekëta.

Vrasjet ndodhën në korrik, në katër incidente të veçanta në Kani Township – një bastion i opozitës në distriktin Sagaing në Mianmar Qendror.

Ushtria është përballur me rezistencën e civilëve që kur mori kontrollin e vendit në një grusht shteti të shkurtit, duke rrëzuar një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike të udhëhequr nga Aung San Suu Kyi.

BBC thotë se foli me 11 dëshmitarë në Kani dhe krahasoi deklarimet e tyre me pamjet e telefonit celular dhe fotografitë e mbledhura nga “Myanmar Witness”, një OJQ me qendër në Mbretërinë e Bashkuar që heton abuzimet e të drejtave të njeriut në vend.

Vrasja më e madhe ndodhi në fshatin Yin, ku të paktën 14 burra u torturuan ose u rrahën për vdekje dhe trupat e tyre u hodhën në një gropë të pyllëzuar.

Dëshmitarët në Yin – emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur për të mbrojtur identitetin e tyre – i thanë BBC-së se burrat ishin lidhur me litarë dhe ishin rrahur para se të vriteshin.

“Ne nuk duruam dot ta shikonim, kështu që ulëm kokën, duke qarë”, ka rrëfyer një grua, vëllai, nipi dhe kunati i së cilës u vranë.

Ndërkohë një burrë që arriti t’u shpëtonte vrasjeve tha se ushtarët u bënë keqtrajtime të tmerrshme burrave për orë të tëra para se të vdisnin.

“Ata u lidhën, u rrahën me gurë dhe kondakë pushkësh dhe u torturuan gjatë gjithë ditës”, tha i mbijetuari.

“Disa ushtarë dukeshin të rinj, ndoshta 17 ose 18 vjeç, por disa ishin vërtet të moshuar. Kishte edhe një grua me ta”.

Në fshatin Zee Bin Dwin aty pranë, në fund të korrikut, 12 trupa të gjymtuar u gjetën të varrosur në varre masive të cekëta, duke përfshirë një trup të vogël, ndoshta një fëmijë, dhe trupin e një personi me aftësi të kufizuara.

Trupi i një burri rreth të gjashtëdhjetave u gjet i lidhur në një pemë kumbulle aty pranë.

Pamjet e kufomës së tij, të rishikuara nga BBC, treguan shenja të qarta torture.

Familja e tij tha se djali dhe nipi i tij kishin ikur kur ushtria hyri në fshat, por ai kishte qëndruar, duke besuar se mosha e tij do ta mbronte nga dënimi.

Siç vë në pah BBC, vrasjet dukej se ishin një dënim kolektiv për sulmet ndaj ushtrisë nga grupet e milicisë civile në zonë, të cilët po kërkojnë rivendosjen e demokracisë.

Luftimet midis ushtrisë dhe degëve lokale të Forcës së Mbrojtjes Popullore – një emër kolektiv për grupet e milicisë civile – ishin intensifikuar në zonë në muajt para vrasjeve masive, duke përfshirë përleshjet pranë Zee Bin Dwin.

Por familjet e të vrarëve këmbëngulën se burrat nuk ishin të përfshirë në sulmet ndaj ushtrisë.

Ndërkohë gazetarëve të huaj u është ndaluar të raportojnë në Mianmar që nga grushti i shtetit dhe shumica e mediave joshtetërore janë mbyllur, duke e bërë të pamundur raportimin në terren.

Kombet e Bashkuara po hetojnë aktualisht shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut të kryera nga ushtria e Mianmarit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Gjermania është kthyer në

Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia

Evropa
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Evropa
Kalo në kategori