Erjona Sulejmani këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e aluduar me modelin italian, Alessandro Basciano.

Bukuroshja shqiptare kishte shpërndarë disa imazhe në rrjetet sociale, në të cilat shfaqej në shoqërinë e tij.


Njëherësh, ajo ka mahnitur edhe me pozat tjera, në të cilat paraqitje me bikini duke vënë në plan të parë asetet trupore.

erjonas 4 (Foto: Instagram/erjona_sulejmani)

Kurse gjatë të enjtes, sërish e ka marrë vëmendjen e faqeve rozë duke pozuar në krahët e Bascianos.

“Sytë nuk gënjejnë kurrë” – është përshkrimi që ka zgjedhur Erjona për këto fotografi.

Modelja u bë e njohur për opinionin e gjerë falë martesës më futbollistin Blerim Xhemajli, me të cilin ka një djalë. /Telegrafi/

erjonas 3 (Foto: Instagram/erjona_sulejmani)