LAJMI I FUNDIT:

Do të sigurohen drone dhe helikopterë për Ushtrinë e Maqedonisë

Do të sigurohen drone dhe helikopterë për Ushtrinë e Maqedonisë

“Dronët janë pjesë e teknologjisë më të fundit që mund të përdoren si për luftë ashtu edhe për mbrojtjen dhe garantimin e mbrojtjes së një vendi. Në Ministrinë e Mbrojtjes është paraqitur analiza nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe po punohet për të saktësuar se çfarë drone, në çfarë mase duhet të prokurohen dhe si do të inkorporohen në sistemin aktual të mbrojtjes, në koordinim me institucionet tjera në vend dhe do të mundohemi që të kemi një përdorim më të gjerë edhe për qëllime civile”, tha ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska në “Dnevnik” në TV Sitel, përvcjell Telegrafi

Ajo shprehu pritjen që deri në fund të vitit ekipi i formuar në Ministrinë e Mbrojtjes të dalë me një propozim konkret për prokurim dhe i njëjti do të jetë objekt i prokurimit në periudhën e ardhshme.


“Janë dhuruar 12 helikopterë, pjesa tjetër që është pjesë e flotës sonë është në përdorim dhe nuk do të tjetërsohet në asnjë mënyrë derisa të përfundojë blerja e tetë helikopterëve të rinj transportues dhe, më e rëndësishmja, të dorëzohen në vendin tonë”. tha Petrovska në lidhje me helikopterët e dhuruar të Ukrainës.

Sa i përket prokurimit të helikopterëve, gjegjësisht prej nga do të sigurohen ata, Petrovska tha se ekipi përgjegjës për procesin ka kërkuar kohë shtesë për të shqyrtuar ofertat që janë dorëzuar, ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet që t’i referohen ministrisë dhe Shtabi i Përgjithshëm dhe do t’i paraqesë Qeverisë një propozim specifik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori