LAJMI I FUNDIT:

Të shtunën u hap Abi Çashia, qendra më e madhe tregtare e hapur në rajon

Të shtunën u hap Abi Çashia, qendra më e madhe tregtare e hapur në rajon

Është hapur në qytetin e bukur të Prizrenit ajo që lirisht mund të themi është qendra tregtare mëe madhe dhe më e bukur e hapur në rajon.

Abi Çarshia i përmbush nevojat e të gjitha gjeneratave, me më shumë se 80 brende prezente.

Brende të veshmbathjeve, kozmetikës, akcesorëve, dekorit, ushqimit, argëtimit dhe relaksit, e shumë produkte dhe shërbime tjera kualitative janë pjesë e Abi Çarshisë.

Hapësira atraktive dhe shumëllojshmëria e përmbajtjes e përfshirja e të gjitha ofertave e shërbimeve në suazë të qendrës tregtare e bëjnë atë destinacionin fantastik atraktiv për të gjithë vizitorët.

Abi Çarshia reprezenton hapësirën unike e cila reflekton konceptin e veçantë të Çarshisë së vjetër të Prizrenit, ku të gjithë vizitorët shijojnë përparësitë e hapësirës së gjerë të hapur, shëtitjet në shëtitore dhe kënaqen me kafen apo desertin e preferuar në ambientin tejet atraktiv.

Abi Çarshia është atraksioni që i ka munguar jo vetëm Prizrenit, por Kosovës e rajonit dhe kështu bëhet pa dyshim perla e qytetit të bukur të Prizrenit.

Investimi prej 20 milionë eurove vendos Prizrenin në hartën e qyteteve me vlerën e shtuar dhe si vend ideal për të gjitha gjeneratat. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar