0Shares

Një i dyshuar i armatosur është arrestuar pasi hapi zjarr në një shkollë të mesme të Floridës, duke lënë të paktën 50 të plagosur.

I “armatosuri rëndë”, i quajtur si studenti Nicolas Cruz, 19, hyri në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas në Parkland, Florida, i armatosur me atë që duket të jetë një pushkë sulmi dhe filloi të shtënat menjëherë pas orës 14:00.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth orës 16:00, dy orë pasi qitësi hapi zjarrin e parë, policia dhe ekipet e SWAT e morën në paraburgim.

Ndërkohë një video e publikuar nga mediat e huaja tregon momentin kur studentët iknin, pasi dëgjuan të shtënat në shkollë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)