LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna në një shtëpi në lagjen ‘Çento’

Të shtëna në një shtëpi në lagjen ‘Çento’
Foto: Ilustrim

Mbrëmë në orën 22:45, Në Shkup në rr. “16” në lagjen Çento, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në shtëpinë e A.F. (44), i cili në atë moment ka qenë në shtëpi me familjen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga të shtënat është dëmtuar vetëm dritarja dhe fasada e shtëpisë, dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, kumtoi sot MPB.


Në rrugën kryesore që kalon afër shtëpisë janë gjetur 13 gëzhoja nga municioni me kalibër të panjohur.

Janë marrë masa për gjetjen e autorëve dhe për qartësimin e plotë të rastit. /Telegrafi/