Në vazhdën e angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e të shtënave në ahengje Policia në rajonin e Mitrovicës po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Mitrovicës.
Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, njësitë policore kanë reaguar në tri raste të ndryshme ku kishte informacione të përdorimit/gjuajtjes me armë zjarri në ahengje.
Rasti i parë është raportuar në një aheng në fshatin Zhabar Mitrovicë, ku Policia ka konfiskuar një armë pistoletë, si dhe ka arrestuar personin e dyshuar për përdorim të armës.
Ndërsa rasti i dytë i konfiskimit të një pistolete është raportuar në Skenderaj, ku njësitë policore kanë identifikuar lokacionin ku ishin dëgjuar të shtëna në aheng, ku me këtë rast një person është arrestuar, nga i cili është konfiskuar pistoleta me të cilën dyshohet se ka shtënë në një aheng familjar.
Ndërsa rasti i tretë është raportuar në Vushtrri, ku njësitë policore kanë identifikuar lokacionin ku ishin dëgjuar të shtëna në aheng, ku me këtë rast një person është arrestuar, nga i cili është konfiskuar një armë gjuetie’ me të cilën dyshohet se ka shtënë në një aheng familjar.
Pas procedurave intervistuese tre të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprat penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armës’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Operacioni “Rrethi”, në Fushë Kosovë arrestohen dy të dyshuar për trafikim me narkotikë dhe posedim armësh
Tetova sivjet me 123 filloristë më pak, në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës
Kurti për “The Times”: Në Ballkan kemi një Rusi të vogël, që është Serbia
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251