LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna masive në Kaliforni, raportohet për disa të plagosur

Të shtëna masive në Kaliforni, raportohet për disa të plagosur

Në Kaliforni kanë ndodhur të shtëna armësh, ku sipas autoriteteve lokale ka të plagosur, por akoma nuk dihet nëse ka edhe të vdekur.

Incidenti ka ndodhur në parkun Monterey, që gjendet rreth 13 kilometra në lindje të Los Angeles, ndërsa gjithçka ndodhi rreth orës 22:00, transmeton Telegrafi.


Të shtënat ndodhën në kohën kur po festohej Viti i Ri Hënor, ku ishin mbledhur ku ishin mbledhur qindra persona.

Seung Won Choi, pronar i një restorant që shërben ushqim deti që gjendet matanë rrugës ku kanë ndodhur të shtënat, ka thënë se tre persona u futën në restorant dhe thanë se duhet mbyllur dyert.

Thanë se në vendin e ngjarjes është një burrë me mitraloz në duar. E sulmuesi kishte me vete edhe disa pushkë tjera. Pasi që i zbrazeshin karikatorët, i fuste të rinjtë tha Choi.

Ai gjithashtu theksoi se besohet se të shtënat ndodhën në një klub nate që gjendej në afërsi të lokalit të tij.

John, 27-vjeç i cili ka refuzuar të tregojë mbiemrin, që jeton në afërsi të vendit ku ndodhën të shtënat, thotë se ka dëgjuar të paktën 4 ose 5 të shtëna.

Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihen policët dhe ekipet e zjarrfikësve që kanë bllokuar zonën ku kanë ndodhur të shtënat.

Në anën tjetër, të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar apo dyshuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori