LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna armësh në Gjilan

Të shtëna armësh në Gjilan

Një i dyshuar kishte gjuajtur me armë zjarri në ajër, nga i cili si dëshmi Policia ka konfiskuar një pushkë të gjuetisë me 8 fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar dy gëzhoja.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:30, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/