LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë, plagoset një person

Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Fushë Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Ahmeti ka thënë se hetimet e para tregojnë që shkrepja e arëms ka qenë aksidentale.

“Viktima mashkull Xh. B është dërguar  në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Mbështetur në informacionet e para dyshohet për shkrepje aksidentale të armës së zjarrit (arma e shkurte), ndërkohë që po punohet për të ndriçimin e plot të  rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Nëna Terezë”. /Telegrafi/