LAJMI I FUNDIT:

Një 16 vjeçar theret me thikë në afërsi të shkollës

Një 16 vjeçar theret me thikë në afërsi të shkollës
Foto: Ilustrim

Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në afërsi të shkollës së mesme “Hoxhë Kadri Prishtina”, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor jugu në Prishtinë, si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.


“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast lëndim trupor ku viktima E.I, mashkull , 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ka marrë plagë nga arma e ftohtë (thikë) dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor .

Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, njofton policia.

Si rezultat i kësaj pak çaste më vonë policia ka arritur të identifikoj dhe të shoqëroj në stacion 5 persona lidhur me ketë rast, ndërkohë që njësitet policore janë në kërkim të personave të tjerë që dyshohen të jenë të përfshirë në rast.

Aktualisht hetuesit policor të stacionit jugu në Prishtinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore para se rasti të procedohet në institucionet përkatëse./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori