LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në Podujevë

Të shtëna me armë në Podujevë
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi kishte shtënë me armë zjarri në Podujevë, por nuk raportohet për të lënduar.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 11:50, në Podujevë.


Sipas raportit të policisë, në vendin e ngjarjes  është gjetur një gëzhojë ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

Ndërkaq, me vendim  të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/