LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në Deçan, nuk ka të lënduar

Të shtëna me armë në Deçan, nuk ka të lënduar
Foto: Ilustrim

Dy persona kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, një person tjetër ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 14:40 në fshatin Carabreg i Epërm, në Deçan.


Në raport thuhet se nuk ka persona të lënduar. “Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit të panjohur. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/