LAJMI I FUNDIT:

Të sanksionohet keqpërdorimi i aseteve publike në fushatë

Të sanksionohet keqpërdorimi i aseteve publike në fushatë

Në ditët e para të fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Kosovë, përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë nga subjekte politike të mos keqpërdoren resurset publike për qëllime elektorale, siç ka ndodhur çdoherë në fushatat zgjedhore në të kaluarën.

Fushata për zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka nisur më 21 shtator dhe do të zgjasë 30 ditë. Pak ditë para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte marrë vendim që personave që mbajnë poste publike, të zgjedhur apo të emëruar, t’ju ndalohet përdorimi i pasurisë së Qeverisë gjatë fushatës zgjedhore. Për çdo keqpërdorim të pasurisë zyrtare përgjatë fushatës zgjedhore në zgjedhjet lokale, Haradinaj ka thënë se do të ndërmerren masa përkatëse konform legjislacionit në fuqi.


Jeton Zulfaj, menaxher i programeve në Lëvizjen “FOL”, thotë se keqpërdorimi i resurseve publike ka qenë evident në çdo fushatë.

“Vendimi për moskeqpërdorim të pasurisë publike, do të duhej të përcillej edhe me sanksione”, thotë Zulfaj.

Ai shton se në të kaluarën ka pasur tolerancë të madhe ndaj keqpërdorimit të pasurisë publike në fushatat zgjedhore, por që rastet e tilla nuk janë adresuar dhe nuk ka pasur sanksionime. Madje, shprehet se pasur tolerancë jashtëzakonisht të madhe të keqpërdorimeve.

Organizatat që monitorojnë fushatat zgjedhore në Kosovë vazhdimisht në të kaluarën kanë përmendur në gjetjet e tyre, shfrytëzimin e aseteve publike në fushata zgjedhore. Përfaqësues të organizatës joqeveritare “Demokracia Plus”, theksojnë se subjektet politike nuk e kanë respektuar asnjëherë në asnjë fushatë zgjedhore Ligjin për zgjedhje të përgjithshme.

Valmir Ismajli, analist në këtë organizatë, thotë se shfrytëzimi i resurseve publike për qëllime elektorale, në të kaluarën është bërë në vazhdimësi.

“Vendimi i tillë i kryeministrit Haradinaj në rrethana normale do të ishte i panevojshëm, sepse ne kemi një ligj i cili sanksionon një gjë të tillë. Ligji për zgjedhje të përgjithshme e thotë se zyrtarët publikë ndalohen që të shfrytëzojnë për fushatë zgjedhor resurset publike. Fatkeqësisht, në të kaluarën kemi pasur raste të shumta të raportuar edhe nga media dhe nga shoqëria civile për shfrytëzim të resurseve publike në interes të subjekteve politike”, thekson ai.

Shfrytëzimi i resurseve publike për qëllime elektorale në të kaluarën, ka qenë e ndaluar edhe me Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë po i bën përgatitjet finale për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta për organet vetëqeverisëse lokale, që do të mbahen në 38 komunat e Kosovës. Në garë për zgjedhjet lokale po marrinë pjesë 91 subjekte politike, prej tyre një koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori