LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë udhëtojnë me metro vetëm me të brendshme, çuditin botën (Foto)

Të rinjtë udhëtojnë me metro vetëm me të brendshme, çuditin botën (Foto)

Shumica e të rinjve në qytet kryesore të Evropës e më gjerë, kanë dalë sot nga shtëpitë e tyre vetëm me të brendshme, duke i lënë qëllimisht pantallonat apo fustanet në shtëpi që të shënojnë ditën “Pa pantallona në ditën e metrosë”.

Fillimisht kjo ide u aplikua në metronë e qytetit të New York-ut në vitin 2002, kurse ky trend është rritur dhe në mbarë botën, dhe po shënohet duke udhëtuar vetëm me të brendshme, transmeton Telegrafi.


Vetëm në Britani sot kanë dalë pa të brendshme mbi një mijë persona, derisa në mbarë botën mbi dhjetëra mijëra.

Por është interesant fakti se si këta të rinj zgjedhin kohën kur më së shumti janë të frekuentuara metrotë në ato orë, ndërsa qëllimi i kësaj nisme është që secili njeri që hasë në ta t’i kthehet buzëqeshja. /Telegrafi/