LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë, skeptikë për punësim në profesionin e tyre (Video)

Të rinjtë, skeptikë për punësim në profesionin e tyre (Video)

Vetëm në vitin 2017, në Kosovë, në universitetet publike dhe kolegjet private kanë diplomuar afër 10 mijë studentë. Por, të rinjtë nuk janë aq optimistë se, pas përfundimit të studimeve, do të gjejnë një vend punë në profesionin e tyre. Megjithatë, ata shprehen të gatshëm të punojnë edhe ndonjë punë tjetër, nëse nuk punësohen në profesionin e tyre.

Në Kosovë, çdo vit, mijëra të rinj përfundojnë studimet universitare. Në vitin 2017, në universitetet publike dhe kolegjet private, kanë diplomuar afër 10 mijë studentë në nivelin bachelor dhe më shumë se 2 mijë në atë master.

Studentja Donjeta Ahmeti, thotë se beson se do të punoj në profesion pas përfundimit të studimeve.

“Besoj se ka me punu në profesionin tim pas përfundim të studimeve. Ky është synimi im dhe besoj se kam me e realizu. Deri sa të gjejë punën në profesion timin, po do të punoj edhe në profesionin tjetër”, thotë Ahmeti.

Përparim Blakaj, student, thotë nuk pret të punoj në profesionin me të cilin është duke përfunduar studimet, pasi sipas tij, nuk ka punë.

“Duhet të tregohemi realist, nuk pres të punoj për faktin se nuk ka punë. Ne jemi mësuar të themi se nuk ka punë, por me të vërtet në Kosovë nuk ka punë. Duhet të mbijetojmë edhe në profesione të tjera”, thotë Blakaj.

Ndërsa, studentja Donika Krasniqi, thotë se pritjet për punë pas studimeve nuk janë të mëdha.

“Pritjet nuk janë diçka të mëdha duke pasur parasysh gjendjen se si është në Kosovë. Sa i përket punësimit, jam duke punuar për momentin dhe është diçka që me vyen për të ardhmen”, thotë Krasniqi.

Rreth 50 për qind e të rinjve në Kosovë llogaritet të jenë të papunë. /REL/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori