LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Tetovës kërkon nga të rinjtë t’i lirojnë hapësirat e ish-radio Tetovës

Komuna e Tetovës kërkon nga të rinjtë t’i lirojnë hapësirat e ish-radio Tetovës

Të rinjtë e Tetovës disa vite me heret e gjetën objektin e ish Radio Tetovës, të rrënuar, pronë e Komunës së Tetovës, dhe vullnetarisht mbi 40 të rinj me punë dhe përkushtim i dhanë jetë këtij objekti të lënë pas dore.

U nënshkrua edhe kontratë me komunën e Tetovës që të rinjtë ta shfrytëzojnë deri në vitin 2024 si hapësirë socio-kulturore. E disa ditë më parë pranuan një kerkese nga kjo Komunë që sa më parë të lirojnë hapësirat të cilat momentalisht i shfrytëzojnë.


Shkrimi i plotë:

Të dashur spejsera, miq dhe dashamirë të Hapësirës,
Kjo javë për komunitetin dhe hapësirën ka qenë një ndër me të mundimshmet gjatë gjithë këtyre viteve të aktivitetit tonë. Shkaku i kësaj gjendje ishte një letër e befasishme (e shtuar në postim) që pranuam nga organet komunale të hënën (17.10.2022), e lëshuar si njofitm dhe e nënshkurar nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ku pa asnjë sqarim shtesë dhe duke anashkaluar memorandumin në bazë të së cilit edhe legalisht, krahas të drejtës së pa kontestueshme morale, ne e mirëmbajmë për ta shfrytëzuar hapësirën dhe që vlen deri në prill të vitit 2024, kërkohet nga ne që në periudhë prej 4 diteve nga pranimi i njoftimit të lëshojmë hapësirën tonë. Po, mundi dhe sakrifica jonë për më shumë se 4 vite vlejnë vetëm 4 ditë për administratën komunale që udhëheq me komunën sot.

Pas këtij lajmërimi, ne kontaktuam drejtpërdrejt dhe me shkrim organet komunale, ndërsa për 3 ditët e ardhshme, në dy takime me përfaqësues të administratës na u premtua që do të gjejmë zgjidhje dhe se do të shfuqizohet apo rishikohet vendimi. Sot ne morrëm një email që në vend të shfuqizimit, sugjeronte prolongim të vendimit deri më datën 30.10.2022.

Të dashur pjestarë dhe miq të hapësirës, në këto ditë shqetësuese ne u munduam që t’ju kursejmë juve nga shqetësimi që po përjetojmë, e që në bazë ka jo vetëm mospërfilljen e marrëveshjes juridike, por më tepër të mosrespektimit dhe vlerësimit të mundit dhe punës tonë vullnetare, me çka edhe i jepet porosi qytetarëve që administrata komunale nuk e konsideron aspak punën tonë të vazhdueshme dhe të palodhshme. Ne ndjehemi të fyer, të nënvlerësuar, dhe të tradhëtuar nga ata që do duhej të ishin krahu jonë dhe të ofronin ndihmë, e që po shndërrohen në sfidë qendrore për mbijetesën e një tradite autentike që i ka munguar qytetit dhe që duhet së bashku ta kultivojmë.

Modestia jonë nuk na ka lejuar që të përsëritemi për punën e palodhëshme dhe të sinqertë vullnetare që kemi bërë në vazhdimësi për këto 4 vite dhe që vazhdojmë ta bëjmë për qytetin, që kur krijuam diçka nga asgjë, me ndihmën e grupeve bashkëpunuese vullnetare nga Brukseli dhe Prishtina, si dhe Democracy Lab, e të përkrahur nga fondacioni evropian Erasmus+. Por si duket duhet të përmendim vazhdimisht, pasi e ardhmja e komunitetit tonë kreativ dhe idesë së vullnetarizmit shoqëror dhe kulturor është në rrezik nga keqkuptimi i autoriteteve lokale për sa i përket filozofisë tonë të funksionimit kolektiv të pavarur, në barazi dhe në mënyrë horizontale, në hapësirën publike të cilën:

1) komuniteti jonë i gjerë e riaktivizoi në mënyrë vullnetare në korrik të vitit 2018, pas 10 viteve në braktisje dhe mosfunksionim;

2) e për të cilën në vitin 2020 përgatiti projektin dhe ndihmoi vullnetarisht në realizimin e punimeve në rinovimin e dytë në vitin 2021, si pjesëmarrës në projektin e UNDP për “Përforcimin e këshillave komunal”, i implementuar nga “Programi për zhvillim i kombeve të bashkuara” – UNDP, me fonde të siguruara nga Agjencioni Zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) – Ambasada Zvicerane në Maqedoninë e Veriut;

3) dhe së fundmi, në të cilën, nga marsi i vitit 2022 vazhdon të aplikohet projekti i përkrahur nga European Endowment For Democracy, fondi i së cilës nuk mund të shftyëzohet pa hapësirën tonë. Aty për periudhën e parë vetëm se janë investuar pajisje për funskionimin e hapësirës dhe organizmin e vazhdueshëm të ndodhive me interes publik. Mu këtë periudhë e kemi të planifikuar edhe aplikimin e projektit “Red Ribbon” (intervenim urbanistik komunitar në lagjen e hapësirës) të fituar përmes Ministrisë së Kulturës së RMV-së, për të cilin kemi marrur aprovimin edhe nga ana e Komunës së Tetovës.

Por në fund, të gjithë këto dhe shumë përfitime materiale për hapësirën as nuk mund të krahasohen me mundin vullnetar për kultivimin e kulturës së gjithëpërfshirjes dhe mospërjashtimit që komuniteti ka praktikuar këto vite.

Të dashur miq, ajo që kërkojmë nga ju, me shumë shpresë dhe keqardhje njëkohësisht, në rast të konfirmimit të mospërfilljes së kërkesës tonë të parashtruar në Komunë për shfuqizim të këtij vendimi kaq të papritur, e që nga përgjigja e sotme duket si e tillë, është mbështetje publike dhe morale, sepse përkrahja e çdo grupi apo individi dashamirës që ndonjëherë ka shkelur në Space dhe e ka shijuar përvojën për të cilën ne luftojmë do të jetë më se e vlefshme dhe e mirëseardhur. Kërkoni nga organet komunale dhe kryetari që të shfuqizojnë këtë vendim për të mos na harxhuar mundin në sfida destruktive, e në rast se nuk kanë mundësi të ndihmojnë, që të lejojnë komunitetin dhe hapësirën të veprojnë në liri. E gjithë lufta jonë mbetet ajo për një shoqëri të sigurtë dhe të shëndoshë, për të mos shkelur të drejtën e qytetarëve për një hapësirë publike të pavarur dhe vetëmirëmbajtur si Space Tetova, për të mos cënuar të drejtën e shprehjes së lirë, kreativitetit dhe dëshirës për ndryshim, e sidomos për të mos zhdukur kulturën e vullnetarizmit.

Kërkojmë mbështetjen tuaj për Social Cultural Space Tetova të qytetit!

Ne manifestojmë vendosshmërinë tonë për të qëndruar në hapësirat publike të qytetarëve dhe ju ftojmë që te merrni pjesë në ditët e hapura sot dhe nesër (e premte – e shtunë) te HAPËSIRA JOTE!, për t’u informuar nga afër, për t’u shoqëruar edhe një herë së bashku, e për të dhënë porosi të qartë që Space Tetova mbetet për të gjithë ne. HAPËSIRA JOTE! – Komunitet, autonomi, punë vullnetare!

Me shumë mirënjohje,
SCS-Tetova Team

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori