LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë që po rrisin vlerën e tyre në Katar 2022: Tre të konfirmuar, tre që po befasojnë për të mirë

Të rinjtë që po rrisin vlerën e tyre në Katar 2022: Tre të konfirmuar, tre që po befasojnë për të mirë

Pedri sapo ka mbushur 20 vjeç, ndërsa Jamal Musiala dhe Jude Bellingham kanë ende pak muaj për t’i mbushur. Fëmijët për të cilët duhet ta ‘thyesh’ bankën që t’i kesh në skuadër po tregojnë cilësinë e tyre edhe në Katar 2022.

Ka yje që shkëlqejnë më shumë, madje edhe veteranët që po e zhvillojnë Botërorin e tyre të fundit, por vlera e këtyre tre lojtarëve që i cekëm me emra më lartë është ngritur në qiell.


Të tre vlerësohen mbi 100 milionë euro. Dhe vlera e tyre vazhdon të rritet. Ata arritën në Kupën e Botës me ekipe që janë kandidate për të fituar turneun.

Anglia, Gjermania dhe Spanja janë ndër opsionet për të vendosur një yll më shumë në fanellat e tyre, por përpara tyre, ka edhe skuadra si Brazili, Argjentina apo Franca që konsiderohen si favoritë më të mëdha.

Pedri është drita e skuadrës së Luis Enrique, Musiala sjell diçka ndryshe për Gjermaninë dhe Bellingham ka gjysmën e skuadrave të Ligës Premier që kanë dashuri për të.

Largimi nga ekipet e tyre nuk do të jetë i lehtë. Sidomos për shkak se Pedri dhe Musiala janë në klube që nuk shesin, si Barcelona dhe Bayern Munich.

Megjithatë, Bellingham, në një skuadër të Borussia Dortmundit që nuk ka pasur kurrë frikë të heqë qafe lojtarët e saj më të mirë, gjërat ndryshojnë.

Lufta për britanikun ka nisur tashmë disa muaj më parë dhe premton të jetë e ashpër sapo anglezët të largohen nga Botërori në Katar.

​​Gvardiol, emri tjetër

Ndoshta këta të tre janë ata që shkëlqejnë më shumë, por ka të tjerë, pak më të fshehur, që do të ndikojnë në tregun e transferimeve në afatet e ardhshme kalimtare.

Josko Gvardiol i Kroacisë është një prej tyre. Qendërmbrojtësi 20-vjeçar i RB Leipzig është gati të thyejë çmimin rekord të paguar për një mbrojtës të vendosur nga Matthijs de Ligt në fillim të kësaj vere.

Enzo Fernandez, në listat e klubeve

Goli i Enzo Fernandez kundër Meksikës ishte vetëm maja e ajsbergut.

Në moshën 21-vjeçare, mesfushori i Benficas është një figurë cilësore dhe mund të bëhet transferimi tjetër i madh nga Portugalia në Ligën Premier angleze.

Musah, po rritet

Ndoshta në një nivel tjetër, por edhe duke treguar cilësi, shfaqet lojtari i Valencias, Yunus Musah.

Me SHBA-në ai po shkëlqen shumë dhe çmimi i tij po rritet. Këtë javë ai mbush 20 vjeç. Valencia është e gatshme të shesë, por dëshiron një ofertë të madhe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori