LAJMI I FUNDIT:

Të reshurat e shiut dëmtojnë kulturat bujqësore në Drenas

Të reshurat e shiut dëmtojnë kulturat bujqësore në Drenas

Si pasojë e të reshurave të furishme të shiut të mbrëmjes së të hënës, të përcjella edhe më breshër të rrëmbyeshëm, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore në shumë fshatra të Komunës së Drenasit.

Rrebeshi ka shkaktuar dëme në pemëtari, vreshtari, perimtari, të mbjella pranverore dhe vjeshtore, ndërsa dëmet janë shkaktuar kryesisht në fshatrat; Shtuticë, Polluzhë, Tërstenik, Gllobar, Gllanasellë, Dobroshec, Godanc, Likoshan e Gradicë.


Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësisë, ka formuar komisionin për vlerësimin e dëmeve dhe në bazë të kërkesave nga fermerët do të dalin në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga të reshurat. /Telegrafi/