LAJMI I FUNDIT:

Të reshurat e borës – kjo është gjendja aktuale e rrugëve në Kosovë

Të reshurat e borës – kjo është gjendja aktuale e rrugëve në Kosovë

Ministria e Infrastrukturës (MI) ka njoftuar të gjithë qytetarët se kompanitë e mirëmbajtjes në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit kanë intervenuar me kripë për shkak të temperaturave të ulëta si dhe intervenohet gjithashtu edhe ne pastrimin e erodimeve te shkaktuara pas reshjeve  në rrugë për shkak të sigurisë në komunikacion.

Sipas njoftimit, për largimin e borës ka pas intervenime në të gjitha rrugët nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës.

“Në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan si dhe në dy  Auto-udhët ‘Arbën Xhaferi’ dhe ‘Ibrahim Rugova’”, thuhet në njoftim.

Siç bëhet e ditur në njoftim, të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim, përveç rruga nacionale N2 -QMI-ja, ku ka rrjedhje të ujërave  dhe sipas tyre paraqet pengesa në qarkullimin normal të komunikacionit.

“Në këtë vend do të intervenohet posa të përmirësohen kushtet atmosferike, për ta zgjidhur problemin që paraqitet në rastet kur ka reshje të mëdha të shiut. Kompania projektuese që është e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës do ta krijojë një plan për shkarkimin e këtyre ujërave dhe do të intervenohet për ta tejkaluar këtë problem të vjetër”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërsa në drejtimin Kamenicë-Strezoc në fshatin Hajnoc, siç thuhet në njoftim rruga është mbyllur për shkak të dëmtimit të urës nga vërshimet.

“Në këtë segment rrugor është duke u punuar në vendosjen e urës metalike nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Lusim të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë kujdes gjatë ngasjes dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës (MI). /Telegrafi/