LAJMI I FUNDIT:

Te Prishtina po zhvillohet ylli i ri i futbollit, Igball Jashari, pasardhës i familjes legjendare

Te Prishtina po zhvillohet ylli i ri i futbollit, Igball Jashari, pasardhës i familjes legjendare
photo by: @Shpend Ahmeti

FC Prishtina në gjirin e saj e ka një ndër futbollistët më premtues të futbollit kosovar, Igball Jasharin.

17-vjeçari që aktivizohet si sulmues është pasardhës i familjes Jashari nga Prekazi i Skënderjat, familje e cila në mars të vitit 1998 në luftimet me Ushtrinë dhe Policinë e Serbisë humbi 58 anëtarë, të cilët ranë dëshmorë për të mos vdekur kurrë në krye me komandantin legjendar Adem Jashari.


Vepra e familjes Jashari është ngjarja më e rëndësishme që ka vënë themelet e Kosovës së pavarur ku ne sot luajmë futboll në liri.

Igballi para si t’i bashkohet Prishtinës, ka qene pjesë e Shkollës së Futbollit “Kurda” si dhe ekipin KF Drenica.

Talenti i Jasharajve është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-19 ndërkohë më herët ka qenë kapiten te Kosova U-17.

Futbollisti që dallohet për talentin dhe punën e madhe në stërvitje aktualisht i zhvillon ndeshjet te skuadra e juniorëve të Prishtinës, ndërkohë që stërvitjet i ka të kombinuara, me juniorët dhe skuadrën e parë.

Në një intervistë për faqen zyrtare të FC Prishtinës, Igballi flet për synimet e tij si dhe përkrahjen e madhe që nuk i mungon as nga familja e tij e as nuk klubi i Prishtinës.

Puna te FC Prishtina – Deri më tani kam pasur një zhvillim të mirë tek juniorët e Prishtinës si në ndeshje po ashtu edhe në stërvitje ku e ka dhënë maksimumin. Normalisht, unë çdo herë kërkoj më shumë nga vetja dhe do të vazhdoj të punoj që të përmirësohem edhe më shumë.

Synimet –  Si çdo lojtar ambicioz edhe unë pres momentin tim për të debutuar me ekipin e parë pasi që për këtë punoj dhe angazhohem tej mase. Besoj që gatishmërinë e kam dhe mendoj që mund t’i ndihmoj ekipit dhe normalisht të mësoj edhe nga lojtarët më me përvojë në ekipin e parë.

Puna me trajnerin Ismet Munishi – Unë dhe shokët e mi jemi tejet mirënjohës ndaj trajnerit Munishi që na jep mundësinë neve lojtarëve të rinj dhe e kemi për obligim ta shpaguajmë besimin e tij me rezultate, disiplinë dhe përkushtim maksimal.

Krenari dhe përgjegjësi – Unë ndihem mjaft krenar që jam pasardhës i familjes Jashari, gjithashtu ndihem krenar që e mbaj emrin e xhaxhit tim Igball, por në të njëjtën kohë është edhe përgjegjësi e madhe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori