LAJMI I FUNDIT:

Të premten pritet vendimi i Qeverisë për lejimin e dasmave, hapjen e klubeve të natës e pishinave

Të premten pritet vendimi i Qeverisë për lejimin e dasmave, hapjen e klubeve të natës e pishinave

Drejtori i Departamentit të Estradës, Afrim Muqiqi pas takimit që pati me ministrinë  Shëndetësisë, Arben Vitia tha se janë pajtuar që të hapen sallat e dasmave, pishinave e klubeve të natës, me një manual i cili do të përpilohet deri më datë 15 qershor.

Të premten pritet që Qeveria e Kosovës të marr vendim në lidhje me këto masa, u tha pas këtij takimi gjatë konferencës për medie.


Muqiqi tutje shtoi se ky është një lajm i shumëpritur pas një pune të jashtëzakonshme që ka bërë Oda e Hotelerisë dhe Turizmit bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Duke marrë parasysh që edhe numri i të infektuarve ka rënë, atëherë pritet që me datën 15 qershor, të fillojnë ahengjet, por paraprakisht do të punojnë grupet punuese i cili do të ketë manual për sallat e dasmave, klubet e natës e pishinat”, tha Muqiqi.

Ai theksoi se do ta pranojnë vendimin e grupit punues edhe për numrin e personave dhe rregullat që duhet të respektohen për të filluar punën bizneset e caktuara

“Numri i njerëzve do të caktohet nga profesionistët e grupit punues, çfarëdo numri që do të caktohet nga MSH-ja ne do ta respektojmë”, tha Muqiqi.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogujeva tha se masat pritet të votohen të premten në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

“Sot kemi pasur takimin me ministrin Vitia dhe mund të kolaudojmë që takimi ke shumë i frytshëm. Të premten pritet që të qeveria të vendos për këto masa, ndërkaq të hyjnë nga e hëna”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori