LAJMI I FUNDIT:

Të përmbyturit edhe sot mund të paraqiten për pagesë të kompensimit

Të përmbyturit edhe sot mund të paraqiten për pagesë të kompensimit

Qytetarët nga zonat e përmbytura edhe sot kanë të drejtë të paraqiten në Ministrinë e Financave-bankat afariste në të cilat duan t’u paguhet kompensimi në para, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë mund ta bëjnë në numrat e telefonit: 02/3255-578, 02/3255-586, 02/3255-743 dhe 02/3255-742, si dhe me dërgim të SMS porosive me emër dhe mbiemër dhe emrin e bankës deri te përgjegjësit në MF në numrin e telefonit 070 271 410, nga ora 08:30 deri në 19:00.


Të dhënat dhe numrin e telefonit, qytetarët mund t’i dorëzojnë edhe në e-postën vijuese finance@finance.gov.mk

Pagesa e 30.000 denarëve si kompensim paraprak do të bëhet në para të gatshme në sportelet e bankës tregtare, për të cilat vetë qytetarët do të vendosin, vetëm duke paraqitur një dokument identiteti, letërnjoftimi ose pasaportën.

Edhe pse fillimisht u planifikua gjysmë milioni euro, qeveria vendosi të rrisë sasinë e pagesës në 2 milion e gjysmë euro.

Në stuhin para dy javësh përfshiu Shkupin, ku u prekën rreth 5.000 familje. Shteti, të gjithë njëqind për qind do t’i kompensojë.

Janë miratuar edhe masat e kujdesit shëndetësor deri në fund të vitit, si dhe rritje të asistencës sociale për kategoritë më të rrezikuara.

Paraqitja filloi të shtunën, kurse dita e sotshme është dita e fundit e paraqitjes. /Telegrafi/