LAJMI I FUNDIT:

Të përfshirë edhe amerikanët e britanikët – detaje se si u kap Otoniel, “njeriu kryesor i drogës në Kolumbi”

Të përfshirë edhe amerikanët e britanikët – detaje se si u kap Otoniel, “njeriu kryesor i drogës në Kolumbi”

Trafikanti më i kërkuar i drogës në Kolumbi dhe udhëheqësi i bandës më të madhe kriminale të vendit është arrestuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Dairo Antonio Úsuga, i njohur më mirë si Otoniel, u kap pas një operacioni të përbashkët nga ushtria, forcat ajrore dhe policia të shtunën.


Qeveria kishte ofruar një shpërblim prej 800,000 dollarësh për informacion rreth vendndodhjes së tij, ndërsa SHBA vendosi një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kokën e tij.

Otoniel u kap në “fshehjen” e tij rurale në provincën Antioquia në veriperëndim të Kolumbisë, afër kufirit me Panamanë.

Siç bëjnë të ditur mediat, operacioni përfshinte 500 ushtarë të mbështetur nga 22 helikopterë. Një polic u vra.

Otoniel kishte përdorur një rrjet shtëpish të sigurta rurale për të lëvizur dhe për t’iu shmangur autoriteteve dhe nuk përdorte telefon, përkundrazi u mbështet te korrierët për komunikim.

Shefi i policisë Jorge Vargas ka thënë se bosi i drogës kishte frikë nga kapja, “duke mos iu afruar kurrë zonave të banuara”.

Shefi Vargas tha se lëvizjet e tij u gjurmuan nga më shumë se 50 ekspertë të inteligjencës sinjalizuese duke përdorur imazhe satelitore.

Agjencitë e SHBA dhe Britanisë së Madhe u përfshinë në kërkim. /Telegrafi/