Asnjë gjurmë nga ish punonjësit e DSK-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski. Tashmë pesë ditë, Policia është në kërkim nëpër gjithë Maqedoninë për t’i arrestuar. Në kërkim të tyre është vënë edhe Interpoli pasi MPB-ja lëshoi fletarrest ndërkombëtar. Grujevski dhe Boshkovski vendimin e paraburgimit e pritën në liri, raporton Alsat M.
Pasi Apeli mori vendim të prerë se ka kushte për paraburgim për të akuzuarit në lëndët “Target” dhe “Fortesa”, pasoi afat prej 10 ditëve për ankesë. Gjykata Supreme konfirmoi vendimin e paraburgimit për Grujevskin dhe Boshkovskin, ndërkaq, Toni Jakimovskit iu mor pasaporta maqedonase dhe ajo diplomatike.
Ndryshe, ai është shef i Kabinetit të Sasho Mijallkovit, ndërsa tani është drejtor i organizatës kundër krimit, SELEK me seli në Bukuresht të Rumanisë. Grujevski dhe Boshkovski janë të pakapshëm për Policinë prej momentit kur Gjykata më e lartë konfirmoi vendimin për paraburgim.
Vendimi në MPB është dërguar për katër orë, ndërsa ministria përgjegjësinë për arratisje e drejtoi tek Gjykata e cila nuk e ka dërguar vendimin menjëherë, dhe të akuzuarit kanë pasur kohë të mjaftueshme për ta organizuar arratisjen. Goran Grujevski i cili është ish shef i Drejtorisë së Pestë në MPB dhe Nikolla Boshkovski i cili është pjesë e Policisë sekrete përmes avokatëve të tyre nga Apeli, i kërkuan pasaportat e konfiskuara nga Penalja.
Ata premtuan se nuk planifikonin të arratisen dhe se pafajësinë do ta dëshmojnë përmes procedurës gjyqësore, të cilën në asnjë mënyrë nuk do ta pengojnë. Që të dy akuzohen për përgjim ilegal disavjeçar në vend dhe për shkatërrimin e një pjesë të pajisjes, me të cilën janë ndjekur numrat e telefonit. Ata kanë qenë nën komandë të drejtpërdrejtë të ish shefit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov, i cili gjithashtu është i akuzuar në lëndët “Target” dhe “Fortesa”.
Mijallkov për dallim prej tyre, mbeti vetëm pa pasaportën e tij. Ky është rasti i dytë kur i akuzuar i Speciales arratiset, pasi gjykata ka përcaktuar paraburgim. Paraprakisht u arratis biznesmeni Sead Koçan i cili u kthye në vend, pasi Gjykata e shfuqizoi paraburgimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit