LAJMI I FUNDIT:

Të paktën shtatë të vdekur pasi një ‘supermjegull’ pranë New Orleans shkaktoi aksidente të dhjetëra automjeteve në autostradë

Të paktën shtatë të vdekur pasi një ‘supermjegull’ pranë New Orleans shkaktoi aksidente të dhjetëra automjeteve në autostradë

Të paktën shtatë persona gjetën vdekjen të hënën pasi një “supermjegull” shkaktoi një seri aksidentesh në Interstate 55 pranë New Orleans – nga ku mbetën edhe makina, kamionësh dhe rimorkio-traktorësh të shkatërruar dhe të djegur.

Sipas autoriteteve të Luizianës, rreth 158 automjete u përfshinë dhe 25 persona u lënduan, gjithashtu, duke paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet ndërsa reaguesit e parë punuan gjatë natës në kërkim të viktimave të mundshme, përcjell Telegrafi.


Siç bëhet e ditur, disa njerëz dolën nga automjetet e tyre dhe qëndruan në anë të rrugës duke parë me mosbesim fatkeqësinë, ndërsa të tjerë bërtisnin për ndihmë.

Ndërsa 25 persona u transportuan në spital, me lëndime që varionin nga të lehta në kritike, të tjerët kërkuan ndihmë mjekësore vetë, thanë autoritetet.

Guvernatori John Bel Edwards bëri një thirrje për dhuruesit e gjakut që të plotësojnë furnizimet në pakësim.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se ka pasur zjarre të shumta në rajon.

Tymi nga zjarret përzihet me mjegullën për të krijuar një “supermjegull”.

Dukshmëria u përmirësua me ngritjen e mjegullës, sipas agjencisë, por kushte të ngjashme të rrezikshme mund të ndodhin në ditët në vijim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori