LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 84 të zhdukur nga mbytja e një varke në Libi

Të paktën 84 të zhdukur nga mbytja e një varke në Libi

Mbytja sot e një varke gome të ngarkuar me migrantë në brigjet libiane ka bërë 84 të zhdukur, sipas dëshmive të 26 të mbijetuarve, njoftoi Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (OIM).

“Migrantët e shpëtuar nga mbytja e një varke në Mesdhe janë 26. Sipas dëshmive të mbledhura nga OIM-ja, 84 persona janë shpallur të zhdukur”, thekson, Flavio Di Giacomo, zëdhënës i OIM-së në Itali.