LAJMI I FUNDIT:

Zjarri i madh në një ndërtesë apartamentesh në New York, raportohet për 19 të vdekur

Zjarri i madh në një ndërtesë apartamentesh në New York, raportohet për 19 të vdekur

(E plotësuar) Një zjarr i madh në një ndërtesë banimi në Bronx në New York City la të dielën 19 të vdekur, tha kryebashkiaku Eric Adams për CNN.

Nëntë prej tyre janë fëmijë, tha për CNN një zyrtar i qytetit me njohuri të drejtpërdrejta me ngjarjen, përcjell Telegrafi.


Si pasojë e zjarrit, 32 njerëz përfunduan në spitale me gjendje kërcënuese për jetën, tha më herët të dielën komisioneri i FDNY, Daniel Nigro.

“Ky është një moment i tmerrshëm dhe i dhimbshëm për qytetin e Nju Jorkut dhe ndikimi i këtij zjarri do të sjellë vërtet një nivel dhimbjeje dhe dëshpërimi në qytetin tonë”, ka thënë tutje Adams.

Rreth 200 anëtarë të Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Nju Jorkut ishin në skenën e zjarrit në një ndërtesë apartamentesh 19-katëshe në 333 East 181st Street.

Zjarri filloi pak para orës 11 të mëngjesit në një apartament dupleks në katin e 2-të dhe të 3-të të ndërtesës. /Telegrafi/


Të paktën 31 të lënduar pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë në Nju Jork

Të paktën 31 persona janë lënduar rëndë pas një zjarri që shpërtheu në një bllok apartamentesh në Nju Jork.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dëshmitarët pohuan se kishin parë banorët që hidheshin nga ndërtesa 19-katëshe pasi zjarri shpërtheu të dielën në mëngjes.

Zjarri besohet se ka nisur në një apartament duplex në katin e dytë dhe të tretë dhe nuk është përhapur në banesa të tjera, ku shumica e lëndimeve besohet se janë shkaktuar nga tymi i përhapur në të gjithë ndërtesën.

Siç vënë në pah mediat, u deshën përpjekjet e 200 zjarrfikësve për të vënë zjarrin nën kontroll dhe për të shpëtuar viktimat, prej të cilëve 26 janë në gjendje kritike – tha departamenti i zjarrfikësve.

Një reagues i parë u pa duke përqafuar një foshnjë teksa ai doli nga një dritare mbi vinçin e një makine zjarrfikësish.

Fotot e të prekurve, të cilat nuk janë publikuar për të mbrojtur privatësinë e tyre, tregojnë një djalë rreth tetë vjeç duke u ushqyer me oksigjen përmes një maske, ndërsa ai ishte i shtrirë në barelë.

Të tjera tregojnë një grua të përkulur në dysheme me fytyrën pothuajse tërësisht të mbuluar me blozë.

Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut (FDNY) e përshkroi incidentin si një zjarr nga kategoria më e rëndë.

Së paku deri më tani nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin në ndërtesën e cila besohet se është ndërtuar në vitin 1972. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Evropa
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori