LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 25 të vdekur shkaku i temperaturave të larta në Indi

Të paktën 25 të vdekur shkaku i temperaturave të larta në Indi

Shteti indian i Maharashtras ka regjistruar 25 vdekje shkaku i temperaturave të larta që nga fundi i muajit mars.

Ky është numri më i madh i viktimave në pesë vitet e fundit pasi që temperaturat në këtë vend arritën shifrat prej 40 gradë Celsius.


Duke qenë se reshjet nuk priten deri në muajin e ardhshëm dhe se ndërprerjet e energjisë elektrike po bëhen më të shpeshta në disa pjesë të Indisë, edhe familjet që mund të përballojnë kondicionerët do të kenë probleme në javët e ardhshme.

Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në zonat rurale të shtetit më të pasur indian, raporton reuters.

India është prodhuesi i dytë më i madh i grurit në botë, por vapa do të zvogëlojë të korrat e këtij viti, pas pesë vitesh radhazi të korrjeve rekorde.

Me rritjen e kërkesës për energji elektrike, rritet edhe mungesa e qymyrit.

India regjistroi marsin më të ngrohtë në më shumë se një shekull, ku temperatura maksimale ka qenë 33.1 gradë Celsius, e cila është pothuajse 1.86 gradë mbi normalen, sipas Departamentit Meteorologjik Indian, dhe në shumë pjesë të veriut, perëndimit dhe lindjes temperaturat arritën në 40 gradë Celsius muajin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori