LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 22 persona të vdekur në një aksident rrugor në Pakistan

Të paktën 22 persona të vdekur në një aksident rrugor në Pakistan

Një zyrtar i qeverisë pakistaneze bëri me dije se 22 pasagjerë, duke përfshirë edhe disa gra e fëmijë vdiqën në një aksident ku një furgon me shpejtësi të lartë doli nga rruga në një mal dhe ra në një luginë në një zonë të largët në jugperëndim të Pakistanit.

Aksidenti ndodhi gjatë së mërkurës në distriktin e Qila Saifullah, rreth 200 kilometra në veri të Quetta kryeqytetit të provincës Balochistan.


Mohammad Qasim, zëvendësi administratori i distriktit tha se ekipi i shpëtuesve transportoi trupat në një spital të afërt. Ai shtoi se sipas të dhënave nuk kishte asnjë të mbijetuar, transmeton Telegrafi.

Qasim në fillim tha se në aksident kishin vdekur 18 persona, por më vonë gjatë ditës tha se ekipi i shpëtuesve kishin nxjerrë edhe katër trupa të tjerë nga furgoni i shkatërruar.

Ai bëri me dije se të afërmit e pasagjerëve të vdekur kishin arritur në spital për ti marrë trupat e viktimave.

Ende nuk dihet se çka qoi deri tek aksidenti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori