LAJMI I FUNDIT:

Të pagjeturit përplasin sërish në Komision deputeten Bogujevci me Haxhiun e AAK-së dhe Musliun e LDK-së

Të pagjeturit përplasin sërish në Komision deputeten Bogujevci me Haxhiun e AAK-së dhe Musliun e LDK-së

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Personat e Pagjetur dhe Peticione ka vazhduar debati për atë që ndodhi dje në seancën e Kuvendit ishte interpelanca e kryeministrit Avdullah Hoti, për të pagjeturit.

Reklama

Gjatë kësaj mbledhje janë përplasur sërish deputetja e LVV-së, Saranda Bogujevci me deputetet e AAK-së dhe LDK-së, Teuta Haxhiu dhe Saranda Musliu.

Fillimisht Bogujevci tha se është e dhimbshme çka ndodhi dje në seancë.

“U thanë të pavërteta sa i përket dialogut. Problemin e kemi me përfaqësuesit tonë në dialog që nuk janë në gjendje me paraqit një formë të duhur të dialogimit. Ai thotë po flasim për të pagjeturit por nuk është në gjendje me tregu çka po fol”, ka thënë Bogujevci, shkruan Telegrafi.

E gjatë fjalës së saj ka ndërhy deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu duke i thënë Bogujevcit se “as kryeministri yt nuk ka qenë i gatshëm me shku në dialog”

Bogujevi iu drejtua pastaj Haxhiut me “Mos gjuaj fjalë Teutë”.

E debati u tensionua kur deputetja e LDK-së, Saranda Musliu i tha Bogujevicit se po viktimizohet.

“Boll mo me politizime e viktimizim”, tha Musliu.

Deputetja e LVV-së, Saranda Bogujevci reagoi ashpër.

“Kush po viktimizohet, jo çika e mirë unë nuk viktimizona se nuk jam viktimizu kurrë, është e turpshme me dëgjua akuza të tilla”, u shpreh Bogujevci.

Kryetarja e këtij komisioni, Duda Balje ndërhyri duke kërkuar që të qetësohen. Ajo tha se jemi duke përçuar mesazh të keq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë

Lajme
Tregu i Gjelbër në Prishtinë përfshihet nga zjarri

Tregu i Gjelbër në Prishtinë përfshihet nga zjarri

Kronika e Zezë
Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

Lajme
Shi e stuhi breshëri përfshijnë disa komuna të Kosovës

Shi e stuhi breshëri përfshijnë disa komuna të Kosovës

Lajme
Hill: Kemi probleme me kryeministrin Kurti

Hill: Kemi probleme me kryeministrin Kurti

Lajme
Kurti bisedon me sekretarin britanik për Punë të Jashtme, ia përmend modelin kroat të Asociacionit

Kurti bisedon me sekretarin britanik për Punë të Jashtme, ia përmend modelin kroat të Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori