Talenti Gert Behxheti ka nisur të ambientohet në futbollin spanjoll, si dhe po jep më të mirën për ta dëshmuar vetën, tani te FC Andorra, klub që bë gara në La Liga 2 dhe pronar të klubit ka legjend spanjolle të futbollit, Gerard Pique, ku do të qëndrojë deri në fund të sezonit 2025/26.

Pas shkëlqimit te Prishtina U17, Behxheti mori një mundësi të madhe në karrierë, ku u ftua fillmisht nga Osasuna dhe Mallorca për prova, në një periudhë një mujore, pastaj te FC Andorra, ku po qëndron aktualisht.


17-vjeçari gjatë një interviste për Telegrafi thotë se gjithçka po shkon për mrekulli, ku është pritur në mënyrë fantastike nga lojtarët e tjerë.

“Po kaloj shumë mirë, shokët e ekipit më kanë pritur shumë mirë dhe jam ambientuar për mrekulli. Po punoj fortë çdo ditë dhe po jap më shumë se maksimumin”.

I pyetur për dallimin mes nivelit të të rinjve të futbollit spanjoll dhe të Kosovës, Behxheti e pranoi se spanjollët janë në nivel më të lartë në të gjitha aspektet.

“Dallimi me futbollin e Kosovës është shumë i madh, gjithashtu intensiteti i stërvitjeve dhe lojve është shumë më i fortë. Përpos këtyre edhe në aspektin teknik dhe taktik janë dukshëm më të avancuar”.

Ai në fund shtoi se po tenton të përfitojë nga mundësia e artë për ta dëshmuar vetën tani te FC Andorra në La Liga 2, vetën në një ambient profesional dhe premtoi se do të jep më të mirën. Ai do të jetë në këtë klub deri në fund të sezonit 2025/26.

“Përparësitë janë të shumta, luan më shpejtë, ke mundësi më të mira për ta treguar vetën si dhe rritësh në një ambient profesional, ku futbolli është më shumë se një sport. Jam krenar që jam këtu dhe do të jap më të mirën time”, përfundoi ai për Telegrafi.

E ardhmja e Gert Behxhetit mbetet për t’u parë, por ky hap i madh është vetëm fillimi i rrugës së tij drejt niveleve më të larta të futbollit profesionist. Në të njëjtën kohë, është një histori frymëzuese për futbollin kosovar që po dëshmon se është gati të prodhojë yjet e së ardhmes. /Telegrafi/

telegrafi sport app