LAJMI I FUNDIT:

A do të ndërmjetësojnë edhe këtë herë ndërkombëtarët për formimin e Qeverisë?

A do të ndërmjetësojnë edhe këtë herë ndërkombëtarët për formimin e Qeverisë?

Më 26 dhjetor është caktuar të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ndërkaq dy partitë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur të bien dakord për marrëveshjen përfundimtare për bashkëqeverisje, për shkak të pozitës së presidentit.

Por, a do të duhet të ndërmjetësojnë ndërkombëtarët edhe kësaj radhe në mënyrë që të formohet qeveria, ashtu siç kishte ndodhur në fund të vitit 2014, kur Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës arritën të bien dakord për bashkëqeverisje vetëm pasi në bisedime u përfshinë ndërkombëtarët.


Takimi i fundit i liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti me atë të LDK-së, Isa Mustafa u mbajt të shtunën, më 14 dhjetor. Takimi i së shtunës mes liderit të LVV, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, pritej të rezultojë me një marrëveshje koalicioni qeverisës, por doli se këto dy subjekte politike nuk po mund të pajtohen rreth ndarjes së kulaçit të pushtetit.

Që nga ajo ditë nuk ka zhvillime pozitive në drejtim të arritjes së marrëveshjes.

Duke parë prolongimin në arritjen e marrëveshjes Kurti-Mustafa, një ditë më parë kanë ardhur reagimet e para zyrtare nga ambasadat e huaja në Kosovë dhe nga Zyra e Bashkimit Evropian.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes shefes së saj, Nataliya Apostolova ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të institucioneve.

“Seanca konstitutive e Kuvendit është caktuar të mbahet më 26 dhjetor. Zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit i dhanë mundësinë popullit të Kosovës të ushtrojë të drejtën e vet demokratike për të votuar dhe zgjedhur udhëheqësit e vet. Ky është thelbi i procesit demokratik. Ne besojmë se palët në fjalë do të arrijnë konsensusin e nevojshëm për të tejkaluar sfidat e mbetura. Kosova duhet që me urgjencë të vazhdojë punën në reforma për zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si dhe sundim të ligjit, zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë dhe dialogun me Beogradin të cilin e lehtëson BE-ja. Nevojitet një formim i shpejtë i qeverisë për të çuar përpara këto procese, në interes të Kosovës dhe popullit të saj dhe në përputhje me Kushtetutën dhe dëshirën e shprehur të elektoratit”, thuhej në deklaratën e BE-së.

Edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve qeverisëse.

SHBA, Britania e Madhe dhe BE-ja kërkojnë formimin sa më të shpejtë të Qeverisë
Lexo po ashtu SHBA, Britania e Madhe dhe BE-ja kërkojnë formimin sa më të shpejtë të Qeverisë

“Ne i bashkohemi thirrjes së Zyrës së Bashkimi Evropian në Kosovës. Qytetarët e Kosovës mezi presin formimin e qeverisë që do të sillte ndryshimet pozitive”, thuhej në postimin e Ambasadës amerikane.0

Për formimin e shpejtë të institucioneve të vendit ka reaguar edhe Ambasada britanike.

Ambasada e Britanisë së Madhe ka thënë se mbështet deklaratën se Përfaqësueses së BE-së, Natalyia Apostolova për krijimin e sa më të shpejtë të qeverisë së re me qëllim të vazhdimit të reformave në ekonomi, drejtësi dhe vazhdim të dialogut me Serbinë.

“Ne mbështesim deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, EULEX-it dhe krerëve të misioneve të BE-së në Kosovë”, thuhet në një reagim të Ambasadës britanike.

Në këtë drejtim, kanë reaguar edhe deputetë gjerman Peter Beyer dhe Christian Schmidt.

Deputetët gjermanë apel VV-së dhe LDK-së: Mos bllokoni njëra-tjetrën
Lexo po ashtu Deputetët gjermanë apel VV-së dhe LDK-së: Mos bllokoni njëra-tjetrën

Dy deputetët gjermanë, Peter Beyer dhe Christian Schmidt një ditë më parë në një konferencë për media thanë se në rast të mos arritjes së marrëveshjes bashkë-qeverisëse mes VV-së dhe LDK-së, pasojat e para do të jenë zgjedhjet e reja, por që prapë do të mund të krijohen situata të njëjta.

Ata theksuan se primare është formimi i qeverisë, pastaj pozitat tjera. Deputetët u shprehen se asnjëra parti nuk duhet të bllokojnë njëra-tjetrën, por duhet të gjejnë një zgjidhje të besueshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori