LAJMI I FUNDIT:

Më të mirët në botë: aeroporti, ishulli, shteti, qyteti, hoteli…

Më të mirët në botë: aeroporti, ishulli, shteti, qyteti, hoteli…

Cili shtet është më i miri në botë, cili ishull më i mirë, avio-kompania më i mirë, ku është arkitektura më e mirë…

Reklama

Çdo vit Conde Nast Traveller-i Britanik, përpilon listën “e më të mirëve”, gjë që përafërsisht paraqet më të mirin që bota e turizmit ka për të ofruar”, transmeton Telegrafi.

Sivjet për shkak të peizazheve të mrekullueshme dhe ushqimit të shkëlqyeshëm Italia është shpallur shteti më i mirë në botë, ndërsa Norvegjia ka fituar shpërblimin për kompaninë e aviacionit më të mirë kur është fjala për fluturimet e shkurtra.

Emiratet kanë fluturimet e gjata më të mira, ndërkaq aeroporti londinez Heathrow, është më i miri në botë.

Qyteti më i mirë në Britani është shpallur Londra, ndërkaq metropoli më i mirë ‘tejoqeanik” Parisi, pastaj Roma.

Aq më tepër, në Paris gjendet edhe hoteli i cili është shpallur më i miri – Le Bristol Paris.

Rëra e bardhë dhe plazhet e mrekullueshme kanë kontribuar që Hawaii të shpallen ishulli më i mirë, ndërsa ishujt grekë kanë fituar shpërblimin si zinxhiri më i mirë i ishujve.

Roma është shpallur qyteti më i mirë për kulturë, ndërsa Tajlanda shteti “më i mirë për njerëzit”.

Yorku në Angli është qyteti më i mirë për ata të cilët e duan arkitekturën – veç tjerash, atje gjenden edhe Katedralja Gotike dhe ndërtesat e mrekullueshme të stilit neoklasik. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Nëse bojleri juaj lëshon këtë tingull – mund t'ju vrasë

Nëse bojleri juaj lëshon këtë tingull – mund t'ju vrasë

Bëje vet
Një kryqëzim midis një bulldogu dhe një chihuahua, mund të habiteni se si duket

Një kryqëzim midis një bulldogu dhe një chihuahua, mund të habiteni se si duket

Libri i madh i kafshëve
Mund të befasoheni si duket një kryqëzim midis pastorit gjerman dhe një bulldogu

Mund të befasoheni si duket një kryqëzim midis pastorit gjerman dhe një bulldogu

Kërshëri
Sa para, aq edhe seks: Mësoni se si të pasuroheni në shtrat

Sa para, aq edhe seks: Mësoni se si të pasuroheni në shtrat

Intimitet dhe Pasion
Femrat e lindura në këto tri shenja do të lulëzojnë pas moshës 50-vjeçare

Femrat e lindura në këto tri shenja do të lulëzojnë pas moshës 50-vjeçare

Astrologji
Horoskopi vjetor për 2023: Zbuloni se çfarë ju pret...

Horoskopi vjetor për 2023: Zbuloni se çfarë ju pret...

Astrologji
Kalo në kategori