Emisioni “Suksesi është qëllimi yt” është emision inspirues, i cili ka për qëllim motivimin dhe frymëzimin e audiencës, për ata që kanë qëllime para vetes, por që nuk gjejnë shembullin dhe modelin e duhur.

Emisioni njihet për:

– Gjallërinë e bisedës;

–  Lirinë e të shprehurit; dhe

– Spontanitetin

Të arrish t’i motivosh njerëzit nënkupton të qenurit i përgjegjshëm dhe i saktë përgjatë transmetimit të fjalimeve dhe mesazheve.

Të ftuarit e këtij emisioni janë njerëz SUPER TË SUKSESSHËM, të cilët vijnë nga fusha të ndryshme, të cilët e ndajnë me ne storien e tyre të suksesit, rrugëtimin e tyre të zhvillimit personal dhe profesional, qëllimet, sfidat, vështirësitë e shumëçka tjetër.

Të suksesshëm anë e mbanë botës, që sjellin njohuri të reja për të gjithë ne.

Qëndro në hap me kohën dhe i/e motivuar, duke e bërë LIKE dhe SUBSCRIBE kanalin në YouTube: DENIS GAFURI