LAJMI I FUNDIT:

Të mërkurën takimi i grupeve punuese LDK-LVV, paralajmërohen takime tjera

Të mërkurën takimi i grupeve punuese LDK-LVV, paralajmërohen takime tjera

Të premten e kaluar, grupet punuese të LDK-së dhe LVV-së, u takuan ku diskutuan për përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Nga ky takim u tha se të dy grupet punuese shqyrtuan temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re.

Madje u tha se takimi i radhës do të jetë të mërkurën nga ora 15:00 për të konkretizuar diskutimet e bëra.


Telegrafi ka mësuar se takimi i së mërkurës nuk do të jetë i vetmi, dhe se grupet punuese të të dyja partive do të kenë edhe takime tjera edhe gjatë ditëve në vijim.

Përfundon takimi LVV-LDK, dakordohen për përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje
Lexo po ashtu Përfundon takimi LVV-LDK, dakordohen për përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje

Këto takime vijnë si rezultat i takimit që u bë javë më parë nga dy kandidatët për kryeministër Vjosa Osmanit nga LDK dhe Albin Kurtit nga LVV.

Kurti ditë më parë theksoi se me Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk do të diskutohet për postin e kryeministrit.

Ai para mediave deklaroi se në qeverisje me LDK-në do të ketë përfshirje të grave 30 për qind.

Ndërkaq Vojsa Osmani, pati deklaruar se në takimin e zhvilluar me Kurtin, kanë diskutuar në nivel të parimeve për bashkëqeverisje. Osmani kishte thënë se është diskutuar për numrin e ministrive dhe punës në interes të qytetarëve.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga LDK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori