Të mërkurën, më 19 dhjetor 2018, në ora 11:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës promovohet vëllimi i tretë i romanit të Stefan Çapalikut, “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”. Promovimi do të bëhet në formë të bashkëbisedimit, mes gazetarit Agron Shala dhe shkrimtarit të njohur, Stefan Çapaliku. Takimi do të shoqërohet me leximet e pjesëve të caktuara nga aktori Enver Hyseni, për të vazhduar me pyetjet e të pranishmëve tjerë.
Vëllimi i trete i romanit “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” merret me periudhën 1991-1997 – postkomunizmin shqiptar. Ai zbërthen në detaj thënien e Konicës se “Duke pritur te piqen kushtet, na u kalbën dëshirat”.
Romani botohet në të njëjtën distancë kohore me dy të tjerët pararendës. Duket sikur saga “Secili cmendet simbas mënyrës se vet” do të pasohet edhe nga një i katërt, duke krijuar kështu një kuartet “me muzike dhome”. Kjo përshtypje te vjen edhe nga mënyra sesi mbyllet ky vëllim i tretë, që i ngjan pikiadës se një aeroplani ushtarak, maja e të cilit duket sikur po prek në toke për të marre pastaj hov drejt qiellit.
Mbas botimit te vëllimit te pare të romanit në frëngjisht, serbisht dhe maqedonisht, së shpejti do vije edhe botimi në italisht, çka nënkupton një interes te zgjuar edhe ndërkombëtar ndaj kësaj historie të thukët shqiptare.
Për romanin kanë thënë:
Nuk mund të ketë nëntekst tjetër të autorit veç vlerësimit të rreptë, vertikal, mes atyre që e refuzuan tiraninë direkt, dhe shumicës së mbijetuar, pra vetes dhe të gjithëve ne. (Lek Tasi)
Ja, kjo është ëndrra e shkruar në formë romani e Stefan Çapalikut. Ëndrra e një brezi. Ëndrra që çliron kujtesat dhe i shndërron ato në estetikë… (Josif Papagjoni)
Në të dy vëllimet e romanit “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” përmes rrëfimit artistik autori dialogon me të kaluarën dhe aktualitetin duke ndërthurur kujtesën biografike me trillimin artistik, irealen me realen, përjetimet individuale me ato të personazhit letrar. (Arben Prendi)
Përmes leximit të veprës “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”, sheh shoqërinë e “rrëfimeve të moçme shqiptare” – njerëzit me shumë shpirt, madje edhe në kohët e pashpirta. (Agron Shala)
Në njërën anë kjo është një “rrno për me tregue” dhe, nga ana tjetër, është një vështrim përpara si një dashuri për jetën, një gazmend i natyrshëm i etjes për të, një botë që përthithet syve të çuditur prej një bote që çmendet përditë e çmendet ende sot. (Brikena Smajli)
Është një roman që lexohet me endje e kërshëri fletë pas flete. Madje ndonjëherë, ke ndjesinë se këtu janë konsumuar disa romane, që mund të ishin endur fare mirë si vepra më vete. (Ymer Çiraku)
Stefan Çapaliku ka mundur të ruajë përgjatë fabulës së romanit një raport të drejtë midis hapësirës së unit narrator dhe personazheve të tjerë, unit dhe familjes së tij intelektuale, ka ruajtur edhe përmasat e ngjarjeve në teatrin e veprimeve. (Tefë Topalli)
Ka shumë arsye pse duhet ta lexojmë Stefan Çapalikun por mbi të gjitha është ajo e thumbimit të sistemit me hoka shkodrani. (Melsen Kafilaj)
Stefan Çapaliku është vetvetja, që domethënë i pashok me letërsinë e tij, teatrin e tij, regjinë e tij, estetikën e tij, humorin e tij. Shkurt është ai që i bën të gjitha këto sipas mënyrës së vet, sikurse edhe këtë roman. (Kastriot Marku)
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Mafiozët, vrasjet dhe rezistenca: Jeta nën mafien siciliane

Teksa burrat e papunë ikin jashtë vendit, gratë shqiptare shfrytëzojnë liritë e reja

Beethoveni dhe paraja

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Filmi që parashikoi të ardhmen

Thënie korçare: Të falurit e shumtë i vjen rëndë dhe Perëndisë!

TradeCo LLC

Kolegji Universum

evroTarget L.L.C

KiKxxl & evroTarget LLC

KiKxxl & evroTarget LLC

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete
Më të lexuarat

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden