LAJMI I FUNDIT:

Të mërkurën grevë njëorëshe në shkollat e Kosovës

Të mërkurën grevë njëorëshe në shkollat e Kosovës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës në një konferencë për media shpalli grevën njëorëshe për të enjten, më 27.12.2018, për shkak të paralajmërimit se mund të votohet Projektligji për pagat së bashku me Projektligjin e Buxhetit 2019.

Drejtuesit e kësaj sindikate kanë thënë se me këtë projektligj janë të injoruar krahasuar me sektorë të tjerë.


Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se greva njëorëshe në çerdhe do të jetë prej orës 7:00 deri në orën 8:00.

Ndërsa, në të gjitha shkollat e Kosovës greva nis në orën e parë të të gjitha ndërrimeve, kurse në Universitetin e Prishtinës greva do të mbahet prej orës 8 deri në orën 9.

Nëse nuk plotësohen kërkesat edhe pas kësaj greve njëorëshe, SBASHK paralajmëron një grevë tjetër më 14 janar në të gjitha shkollat e Kosovës.