LAJMI I FUNDIT:

Të mërkurën ekzekutohen shtesat prej 130 eurosh nga Pakoja Emergjente për familjet përfituese

Të mërkurën ekzekutohen shtesat prej 130 eurosh nga Pakoja Emergjente për familjet përfituese

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se pagesën e masës 15 të Pakos Emergjente Fiskale, me vlerë prej 130 eurosh do të mund të tërhiqen nga familjet përfituese të mërkurën më 12 gusht.

Bajrami ka thënë se pagesat do të bëhen për muajin maj dhe qershor njëkohësisht që të përfundoj ekzekutimi i plotë i masës 15, ku përfitues janë 27,572 familje.


“Ministria e Financave njofton se Thesari sapo ka urdhëruar transferin për pagesën e 27,572 familjet përfituese të masës 15, për muajin Maj dhe Qershor njëkohësisht, duke përfunduar në këtë mënyrë ekzekutimin e plotë të masës 15, ndërsa ankesat eventuale do të trajtohen me prioritet nga organi kompetent. Tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga data 12 Gusht (E mërkurë), për shkak të aspekteve operacionale ashtu që mjetet të tërhiqen nëpër zyra postare sa me afër vendbanimit tuaj, dhe gjithashtu në respektim të udhëzimeve te institucioneve shëndetësore”, shkruan Bajrami.

Ndryshe, nga masa 15 e Pagesës Emergjente Fiskale do të përfitojnë qytetarët me kishte të rënda sociale që janë të lajmëruar si të papunë dhe nuk janë përfitues i asnjë të hyre mujore tjetër nga buxheti i shtetit.

“Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej njëqind e tridhjetë (130 €) euro për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga buxheti i Kosovës, për muajin prill, maj dhe qershor, në vlerë deri në tre milionë (3,000,000.00 €) euro”, thuhet në dokumentin e Ministrisë së Financave, të Pakos Emergjente Fiskale. /Telegrafi/