LAJMI I FUNDIT:

Të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë, kërkojnë trajtim të dinjitetshëm

Të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë, kërkojnë trajtim të dinjitetshëm

Duke kërkuar drejtësi, dinjitet, profesionalizëm dhe sinqeritet në trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale, shumë aktivistë, qytetarë e deputetë i’u bashkuan marshit në mbështetje të tyre. Marsh ky i cili filloi nga sheshi “Zahir Pajaziti”, deri tek Kuvendi i Kosovës. Protestuesit kanë bërë edhe një herë thirrje për dorëheqjen e deputetes Flora Brovina.

Pas publikimit të fotografisë nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, me të cilën pretendonte se paraqet kryerjen e dhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë, e cila fotografi doli të jetë e dyshimtë, ka pasur reagime të shumta nga të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e po ashtu edhe nga familjarët e tyre.


Drejtoresha e Qendrës Kosovare Rehabilituese të të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tha se i mbetët Kuvendit të Kosovës që të marrë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar. Ajo ka cituar edhe disa nga fjalitë e të mbijetuarve të dhunës seksuale, të cilat janë adresuar në këtë qendër.

“Jemi mbledhur këtu për të sjellur reagimet e të mbijetuarve nga dhuna seksuale pas skandalit me foto në Kuvend, e cila ringjalli traumën e tyre dhe rikthej emocionin e luftës tek personat e mbijetuar të dhunës seksuale dhe mbarë shoqërisë duke e thelluar heshtjen dhe stigmatizimin e tyre, dhe i mbetët Kuvendit të Kosovës që të marrë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar. Prandaj të mbijetuarit kërkojnë që: pamjet e tilla nuk e kanë vendin në parlament, por në gjykatë, ne po vuajmë në heshtje, e ju godisni në dhimbjen tonë, duam drejtësi, por nuk duam vuajtjet e tona t’i shohin edhe fëmijët tanë. Dhembja jonë, turpi juaj”, tha ajo.

Ajo ka kërkuar nga institucionet e vendit që të mbijetuarit e dhunës seksuale të përkrahen në mënyrë të dinjitetshme. Madje, ajo tha se nuk do të lejojnë që publikimi i një fotografie të përmbys një proces të tërë.

Linda Sada, nga “Medika Gjakova” tha se ai skandal, të mbijetuarit e dhunës seksuale i ka kthyer prapa në vitet 1998-1999.

“Kjo ngjarje ka bërë, që puna dhe angazhimi jonë që nga paslufta për të përmirësuar shëndetin mendor dhe fizik të të mbijetuarve na është kthyer mbrapsht. Janë rrënuar përpjekjet tona për t’i ofruar qasje në drejtësi dhe për integrimin e tyre në shoqëri, na keni kthyer në vitin 99. Mirëpo ne duhet të ju tregojmë juve politikanëve të nderuar, që ne nuk do të ndalemi, do të përkrahim, do të mbrojmë, respektojmë dhe do të trajtojmë me dinjitet heroinat tona të cilat rezistuan në luftë dhe na krijuan historinë në liri”, tha ajo.

Ajo tha se nuk do të lejojnë që të keqpërdoret vuajtja e të mbijetuarve për qëllime dhe interesa të tjera. Ajo i ka bërë thirrje Prokurorisë që sa më shpejt të zbardhet e vërteta për skandalin, që sipas saj, ka ndodhur me fotografinë e shpalosur në Kuvendin e Kosovës.

Vëllai i të mbijetuarës së dhunës seksuale, Vasfijes, Nafi Krasniqi tha se si për ironi të të gjithë të mbijetuarve të torturës, të enjten në Kuvend të Kosovës u shfaq kjo fotografi nga Flora Brovina.

“I thërrasim institucionet e hetuesisë, drejtësisë që sa më shpejt të zbardhet rasti, e vërteta në lidhje me këtë fotografi, për shkak se aty del që nuk është e vërtetë. Nëse nuk është e vërtetë, atëherë me të vërtetë i ka bërë një dëm të madh Kosovës, dëm të madh punës që është bërë për këto 20 vite…Në ato momente me të vërtetë Buqja ka qenë e shokuar për shkak se ato pamje të llahtarshme aty, secila viktimë e gjen vetën aty edhe me të vërtetë na ka tronditur ”, tha ai.

Krasniqi tha se dorëheqja e Brovinës, është më e pakta që mund të bëjë ajo.

Ky marsh u organizuar nga gjashtë organizatat që përfaqësojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë: Qendra Kosovare për rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT, Rrjeti i Grave të Kosovës, Medika Kosova, Medika Gjakova, Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, Shoqata Drejtësi për të Gjithë. Marshit iu bashkua edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, deputetë të opozitës e shumë qytetarë të tjerë.

Pas marshimit, në shenjë solidarizimi, parulla me thirrjen “Më trajto dinjitetshëm”, është ngjitur në rrethojën e Kuvendit të Kosovës./kp/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori