LAJMI I FUNDIT:

Të martën seanca e Kuvendit për demarkacionin?

Të martën seanca e Kuvendit për demarkacionin?

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila ishte paraparë të mbahet të dielën në orën 18:00, e në të cilën ishte paraparë votimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi është shtyrë për një ditë tjetër.

Lidhur me shtyrjen e seancës kishte paralajmëruar edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, por siç është raportuar kjo seancë do të mbahet të martën, më 20 shkurt, në orën 14.


Deklarata e përbashkët e dy presidentëve për Demarkacionin (Dokument)
Lexo po ashtu Deklarata e përbashkët e dy presidentëve për Demarkacionin (Dokument)

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka konfirmuar votën e saj pro ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ndryshe, ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë është votuar marrëveshja e Presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi që obligon dy palët në rishikim të marrëveshjes pasi e njëjta të ratifikohet.

Apostolova: Ka konsensus për demarkacionin, pres të miratohet shpejt
Lexo po ashtu Apostolova: Ka konsensus për demarkacionin, pres të miratohet shpejt

Haradinaj nuk u shpreh i sigurt që i kanë votat për miratim të kësaj marrëveshje, e cila pritet që të shkojë para deputetëve së bashku me aneksin e dakorduar në mes të presidentit dhe Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori