LAJMI I FUNDIT:

Të martën protestohet për Kosovën në Bruksel

Të martën protestohet për Kosovën në Bruksel

Të martën, më 20 shkurt në ora 13:00 do të organizohet protestë paqësore për Kosovën në Bruksel.

Në një njoftim për media të dërguar nga Nusret Pllana thuhet se me këtë protestë kërkohet liberalizimi i vizave për Kosovën, njohja nga pesë shtetet e BE-së, etj.


“Bashkatdhetarë të nderuar të Belgjikës, të Evropës e më gjerë, Kosova dhe kombi ynë ka nevojë për bijtë dhe bijat e veta. Për 10 vjetorin e Kosovës si shtet, me një iniciativë të Profesorit Nusret Pllana, në kuadër të dorëzimit 751 eurodeputetëve dhe 28 eurokomisionerëve të librit të tij ‘Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët  1844-1999’, do të mbahet një protestë paqësore përpara Parlamentit evropian”, thuhet në njoftim.

Në këtë protestë do të kërkohet: Liberalizim i vizave për banorët e Kosovës pa kushtin e demarkacionit; njohje nga 5 shtetet evropiane (Spanjë, Sllovaki, Qipro, Greqi dhe Rumani) të pavarësisë së Kosovës; kushtëzimi i njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia për vazhdimin e integrimit evropian dhe që të gjithë shtetet e Ballkanit perëndimor të bëhen pjesë të BE-së në të njëjtën kohë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori