LAJMI I FUNDIT:

Të lënduarit e aksidentit të djeshëm në Gostivar, janë në gjendje kritike

Të lënduarit e aksidentit të djeshëm në Gostivar, janë në gjendje kritike

Vazhdon gjendja kritike e disa nga fëmijët e lënduar gjatë aksidentit të djeshëm në fshatin Padalishtë të Gostivarit.

Ekipi i Alsat M po ndjek nga afër zhvillimet rreth këtij aksidenti, përfshi edhe gjendjen shëndetësore të të lënduarve që janë shtruar për kurim në Qendrën Klinike në Shkup. Raportohet se një vajz e moshës 13 vjeçe është në gjendje kritike. Ndërkohë ata të cilët gjatë ditës së djeshme u shtruan në spitalin e Gostivarit, janë në gjendje më të mirë shëndetësore dhe gjatë ditës së sotme janë lëshuar në kurim shtëpiak. /Telegrafi/