LAJMI I FUNDIT:

Do të largohet logoja e “Three UK” – Chelsea planifikon diçka edhe më të madhe

Do të largohet logoja e “Three UK” – Chelsea planifikon diçka edhe më të madhe

Thomas Tuchel zbuloi se është i hapur ndaj idesë që Chelsea të luajë me një mesazh paqeje në fanellat e tyre, për sa kohë që skuadra e tij ka mjaft fanella.

Njoftimi i së enjtes se Roman Abramovich ishte sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, u pasua nga rrjeti celular “Three UK”, duke zbuluar se ata po pezullonin sponsorizimin e tyre ndaj klubit.

Fillimisht pritej që skuadra e Tuchel do të vishte fanella pa sponsorizime të enjten mbrëma, kur u përball me Norwich City në ligë.


Megjithatë, me deklaratën e “Three UK” që erdhi kaq shpejt përpara se të niste ndeshja në Anglinë Lindore, skuadra luajti me fanella normale, gjë që me gjasë nuk do të ndodhë në fundjavë.

Fanelat ka të ngjarë të mbeten pa logon e sponzorit kryesor, por Tuchel refuzoi të mbyllte idenë e një mesazhi paqeje që mbahej në fanellat, kur u pyet në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Ne gjithmonë mund të mbajmë një mesazh për paqen dhe kurrë nuk mund të jetë mesazhi i gabuar”, deklaroi trajneri i Chelseat.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar jep 'dritën e gjelbër' për shitjen e Chelseat
Lexo po ashtu Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar jep 'dritën e gjelbër' për shitjen e Chelseat

Tuchel ndau shqetësimin e tij për faktin se klubi mund të mos jetë në gjendje të përballojë fanellat, për shkak të rregullave që janë aktualisht në fuqi për ekipin.

Ata nuk lejohen të shpenzojnë më shumë se 20,000 euro për të udhëtuar në çdo lojë, ndërsa mund të shpenzojnë vetëm 500,000 euro për operacionet për çdo ndeshje.

Mund të ketë probleme të mëtejshme financiare në Stamford Bridge, me pretendimet se ekipit mund t’i mbarojnë paratë në pak më shumë se dy javë.

Një ekspert pohoi gjithashtu se mund të jetë ende drejtuar për administrim, megjithëse ka ende shpresë se mund të shitet ndërkohë që sanksionet mbeten.

Blutë presin Neëcastle United të dielën në ndeshjen e tyre në Ligën Premier, mbetet për t’u parë nëse ata do të mbajnë një mesazh paqeje në fanellat e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori