LAJMI I FUNDIT:

Të kurthuar në qytetin e mijëra maleve

Të kurthuar në qytetin e mijëra maleve

Një fenomen i ri ka rrëmbyer internetin, si stuhi: muzika rep (rap) e interpretuar nga kinezlt. Por, popullariteti i madh po ballafaqohet me lirinë e fjalës, transmeton Telegrafi.

Reperët kinezë po mundohen të kuptojnë se çfarë munden dhe çfarë nuk mund të thonë, pas shpalljes së nivelit më të lartë të censurës.

Në Chongqing, një nga qytetet më të mëdha të Kinës, mbikëqyrja është e pashmangshme. Njoftimet bëjnë jehonë nëpër sheshet e mëdha, duke paralajmëruar se ndalohen të flasin publik, “individët moralisht të dyshuar”.

Pra, ky nuk është një ambient që stimulon të rinjtë të kërkojnë diçka më shumë – diçka përtej sloganeve kolektive. Ndaj, po e shprehin rezistencën artistike kundër mungesës së lirisë, me tatuazhe dhe me hip-hopin “ilegal”. Megjithatë, reperët kinezë vazhdojnë të ndjehen të kurthuar në qytetin e madh…

Dokumentarin e realizuar nga ditorja “Guardian”, mund ta shihni më poshtë. /Telegrafi/