Nisma e Listës Serbe për të krijuar edhe një komunë të re me shumicë serbe, atë të Prilluzhës që ndodhet mes komunave shqiptare Vushtrri dhe Obiliq, ka shqetësuar banorët e fshatit Stanofc.
Procesi i krijimit të komunave serbe përmes procesit të decentralizimit, ndër vite është shoqëruar me shumë pakënaqësi dhe defekte, meqë në disa pjesë të Kosovës, disa vendbanime shqiptare kanë mbetur si ishuj në mes të komunave serbe.
Banorët e fshatit Stanofc i Ulët kanë nisur të organizohen për të kundërshtuar idenë e vjetër të serbëve.
“Jo, banorët e fshatit Stanofc i Ulët nuk e përkrahin komunën e Prilluzhës, kurrë”, shprehet Rifat Duraku, kryetar i fshatit Stanofc.
Pavarësisht kundërshtimit të shqiptarëve, kryetari i Listës Serbe ka konfirmuar se kërkesën e tyre do ta formalizojnë.
“Ne do të insistojmë ditëve në vijim që të iniciohet projekti pilot për formimin e komunës së Prilluzhës, që komuna të ketë organet e veta ekzekutive, që të ketë Policinë e vet dhe të ketë përfaqësuesit e vet në organet ekzekutive”, tha Slavko Simiq, kryetar i Listës Serbe
Por, në Qeveri thonë se nuk kanë asnjë marrëveshje me serbët për këtë ide.
“Kjo kërkesë është e kamotshme. Ka qenë kërkesë e Listës Serbe që nga fillimi edhe para se me nënshkrua marrëveshjen e koalicionit, por nuk ka qenë kërkesë që ne e kemi pas në marrëveshjen e koalicionit”, tha Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.
Pas zgjedhjes së presidentit të ri, opozita akuzoi mazhorancën se serbët e votuan Hashim Thaçin në këmbim të kësaj komune. Por, Thaçi është votuar vetëm nga gjysma e deputetëve serbë dhe nuk ka pasur asnjë marrëveshje për këtë komunë. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë