LAJMI I FUNDIT:

Do të kërkohet masa e paraburgimit ndaj serbit që dyshohet të ketë kryere krime lufte ndaj popullatës civile

Do të kërkohet masa e paraburgimit ndaj serbit që dyshohet të ketë kryere krime lufte ndaj popullatës civile
Foto: Arkiv

Prokuroria Speciale e Kosovës do të kërkojë masën e paraburgimit për shtetasin serb, i cili dyshohet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile.

Kështu bënë të ditur Prokuroria Speciale nëpërmjet një komunikate për medie.


“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se është arrestuar një person me inicialet D.A. për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’. Gjithashtu, Prokuroria Speciale, brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Në Jarinë arrestohet shtetasi serb i dyshuar për krime lufte
Lexo po ashtu Në Jarinë arrestohet shtetasi serb i dyshuar për krime lufte

Ndërkohë që për arrestimin e serbit në pikën kufitare në Jarinje ka njoftuar Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh.

“Me datë 08.12.2021 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull serb shtetas i Serbisë me dyshimin për përfshirje ne veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori