Kim Kardashian është zënë keq nga fansat e saj, pasi publikoi një seri imazhesh të hënën në Instagram, për 168 milionë ndjekësit e saj.

Gruaja e Kanye West tregoi flokët e gjatë me një model shtypjeje të gjarprit dhe thonjtë që përputhen në mënyrë të përkryer me veshjen e saj.


Disa nga fansat sy-shqiponjë kanë vënë re që në një nga imazhet asaj i shihen gishtat në flokë, ndonëse dy duart i kishte të mbështetura për muri.

27996548 8285973 image m 96 1588618833289 Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Kjo ka bërë të dyshohet se imazhet e superyllit televiziv në fakt janë të edituara me photoshop.

“Të ka mbetur edhe një dorë tjetër tek flokët” ka shkruar një fans i saj në Twitter, teksa më pas është shpërndarë edhe në Instagram.

Ylli 39-vjeçar i “Keeping Up With The Kardashians” ka emërtuar imazhet me mbishkrimin “helmueseee”.

Kardashian ka ndarë me fansat në InstaStory edhe momentet e përgatitjes së këtij fotosesioni duke treguar që i tëri është realizuar në muajin shkurt 2020, para se të futeshin në karantinë si familje.

27996548 8285973 Snake style The wife of Kanye West showed off long dark hair wit m 44 1588631849351 Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Kim më parë zbuloi se jeta e saj prapa kamerave nuk është aq perfekte siç duket, madje gjatë kësaj kohe ka qenë duke luftuar me veten për shkak të mbylljes nga coronavirusi.

Ajo tregoi se ka ditë pa bërë dush ose pa larë flokët ndërsa merret me bizneset e saj dhe fëmijët e saj: North, gjashtë vjeçe, Saint, katër vjeçe, Chicago, dy, dhe Psalmi, 10 muajsh.

“Ka kaq shumë ditë që nuk i laj as flokët e mia as nuk bëj dush, pasi është një lloj tjetër detyre kur tani jeni duke i ndihmuar fëmijët”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

27996552 8285973 image m 95 1588618551166 Kim Kardashian (Foto: Instagram)

27996924 8285973 image m 101 1588619058912 Kim Kardashian (Foto: Instagram)