LAJMI I FUNDIT:

A do të jetë PDK-ja pjesë e Qeverisë Hoti?

A do të jetë PDK-ja pjesë e Qeverisë Hoti?
Foto: Arkiv

Javët e fundit janë shtuar zëra për përfshirjen e Partisë Demokratike të Kosovës në koalicionin qeverisës të udhëhequr nga Avdullah Hoti dhe kjo pas deklaratës së kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, se kjo parti ka hequr vijat e kuqe për PDK-në.

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se vijat e kuqe ndaj PDK-së u hoqën për shkak të vështirësive për të bërë zgjidhje, ndërsa sa i përket postit të presidentit ai ka thënë se nuk janë marrë vesh për poste dhe se për këtë mbetët të flitet më pas.


Megjithëse këto deklarata, kreu i ekzekutivit të Kosovës ka thënë se qeveria është stabile dhe derisa sa është e tillë nuk ka arsye për kombinime tjera.

“Për këtë duhet ta pyesni kryetarin e LDK-së. Por, koalicioni qeverisës është duke funksionuar, i pat vendimet e rëndësishme që sot i morëm. Qeveria është stabile dhe për aq kohë sa është stabile nuk shoh arsye për kombinime tjera”, u shpreh Hoti, duke shtuar se janë duke e respektuar marrëveshjen e koalicionit qeverisës, raporton Telegrafi.

Por, tashmë edhe çështja e pozitës së presidentit ka dal në pah dhe për këtë nuk po pajtohen partitë e koalicionit qeverisës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur haptas dëshirën për këtë pozitë.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar se kjo parti nuk do të votojë asnjë kandidat tjetër për të parin e shtetit, pas skadimit të mandatit të presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se deputetët e AAK-së për postin e presidentit do ta votojnë vetëm kreun e partisë Ramush Haradinaj.

Ndërkaq, pas kësaj është deklaruar kryeministri Hoti duke ka thënë se koalicioni qeverisës nuk mund ta zgjedh presidentin pa partitë e tjera, edhe pasi presidentit aktual, Hashim Thaçi t’i kalojë mandati.

“… Presidenti është në zyrë, në bazë të kompetencave të veta kushtetuese, kur të vjen shkurti do të ulemi e të gjejmë një zgjidhje bashkë me gjithë spektrin politik e ta zgjidhim këtë çështje. Një gjë është e qartë që ky koalicion vetëm nuk mund ta zgjedh presidentin, por duhet të ulemi të gjithë përtej koalicionit e ta zgjidhim këtë çështje”, tha Hoti.

Por lidhje me atë se kur duhet të bisedohet për pozitën e presidentit, duke se Hoti dhe PDK janë pajtuar.  Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se është jo e sinqertë të flitet për postin e presidentit derisa në këtë pozitë është ende Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se është e drejtë e partive të propozojnë kandidatin për president, por nuk është e ndershme të flitet për këtë kur presidenti është në detyrë.

Sipas Hoxhajt, partitë politike kanë të drejtë të propozojnë kandidatët e tyre, por PDK-ja do të flasë kur të vijë koha me subjektet e tjera politike në vend dhe të shoh se cila është gjëja më e mirë për vendin në këtë aspekt.

Ndërkaq, rreth përfshirjes së PDK në qeverisjen Hoti, një ditë më parë anëtari i Kryesisë së PDK-së dhe kryetari i Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik, Bedri Hamza ka thënë se koalicioni i ardhshëm duhet t’i ketë të paktën 80 vota në mënyrë që t’i çojë përpara çështjet e mëdha të vendit, sikurse është zgjedhja e Presidentit.

Hamza po ashtu tha se ose duhet bërë riformatizimi i qeverisë, ose të shkojë vendi në zgjedhje, por duke mos përjashtuar hyrjen e PDK-së në Qeveri.

Ai ka thënë se PDK nuk ka vija të kuqe me asnjë parti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori