Ndonëse kanë mbetur vetëm edhe 6 muaj nga zgjedhjet lokale, dega në Pejë e Lëvizjes Vetëvendosje ende nuk e ka zgjedhur kandidatin i cili do ta sfidojë Gazmend Muhaxherrin.
Njëri nga emrat që është përmendur është edhe deputeti i ri pejan nga partia e Kurtit, Gramos Agusholli. Por, ky i fundit në një prononcim për Telegrafin, e ka mohuar një mundësi të tillë, për faktin se konsideron se Peja ka nevojë që zëri i saj të jetë në legjislativin e vendit.
“Më të zgjedhur deputet, miq e bashkapartiakë më kanë thënë se me legjitimitetin të cilin e ke, duhet të jesh pjesë e garës për të parin e Pejës. Përgjigja ka qenë jo. Jemi vetëm dy deputet nga qyteti jonë, dhe hyrja ime në garë do ta zbehte këtë përfaqësim”, ka theksuar ai.
Agusholli ka thënë se nga informatat të cilat i ka ai, dega në Pejë është duke diskutuar sipas tij, me një kandidat potencial.
“Mund të them se personi në fjalë ka portfolio të begatshme të punëve në institucione, e besoj që brenda muajit do të zyrtarizohet kandidatura”, ka shtuar ai.
Ndryshe, Gramos Agusholli dhe Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, janë dy deputetët e kësaj legjislature nga qyteti perëndimor i Kosovës, ndonëse Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në Pejë, në zgjedhjet e 14 shkurtit, me mbi 20 mijë vota të fituara./ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'